Dorëzohet Leklerk: Do të na parakalojnë gjithnjë e më shumë

Gara e Baku-s një javë më parë duket sikurse thjesht një “flakë kashte” për Ferrari, pasi makina italiane u rikthye te problemet e fillim-sezonit.

Një vend i pestë dhe një vend i shtatë në garën e Majamit zhvilluar të dielën nxorrën edhe një herë në pah problemet që ka “kokëkuqja”.

 

“Kemi shumë për të punuar. Kemi një makinë që në kushte ideale në një paraqitje të mirë, por sapo dalim nga aot kushte makina bëhet e vështirë për t’u pilotuar. Me gomat e mesme nuk arrija dot ta pilotoja makinën dhe duhet t’i menaxhoja ato, ndërsa me gomat e forta gjërat shkuan disi më mirë”, tha Sharll Leklerk.

 

“Në provat zyrtare duelojmë dhe jemi të shpejtë, por kur vjen puna për garën jemi të avashtë. Duhet të pranojmë faktin se do të na parakalojnë gjithnjë e më shumë edhe pse kjo është e vështirë për t’u pranuar. Gjithsesi, nuk heqim dorë dhe shpresoj që modifikimet të na ndihmojnë”, tha Leklerk, i shtati në Majami.

LEXO EDHE:

Back to top button