Dortmundi e Benfika, fitore ndaj Çellsit e Klub Brizhit

Borusia Dortmund ia del të fitojë sfidën e parë të fazës së 1/8-tave në Ligwn e Kampionwve përballë Çellsit. Gjermanët triumfuan përballë anglezëve me rezultatin 1-0 teksa goli vendimtar u shënua në pjesën e dytë nga ana e Karim Adeyemi. Ky i fundit shënoi në minutën e 63-të, një gol spektakolar duke qenë se e mori kontrollin e topit nga gjysmëfusha e tij. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund teksa ndeshja e kthimit luhet më 7 mars.

 

Në ndeshjen tjetër, Benfika triumfoi në transfertë ndaj Klub Brizhit me rezultatin 0-2. Ndeshja u zhbllokua nga Zhoao Mario në minutën e 51-të të pjesës së dytë. Portugezët përfituan nga një penallti teksa nga 11-metrat dhe mesfushori nuk gaboi duke i dhuruar fitoren skuadrws portugeze. Ndërkohë, dy minuta para fundit të lojës, Neres shwnoi golin e dytw pwr mysafirwt, me portugezët që hedhin një hap të madh për kualifikimin në çerekfinale, teksa ndeshja e radhës luhet më 7 mars.

LEXO EDHE:

Back to top button