“Draft 2022”, solli me vehte edhe shumë talente të reja

Në Nju Jork, është kryer “Draft”-i i NBA-s,ë ku 30 skuadrat përzgjedhin talentet e basketbollit që vijnë nga kampionatet e kolegjeve apo nga Europa. Numri i basketbollistëve të rinj që dëshirojnë të hyjnë në “Draft” është i palimituar, por natyrisht që jo të gjithë përzgjidhen.

Në total, skuadrat kanë të drejtë të bëjnë nga dy përzgjedhje, çka do të thotë që të gjithë 60 basketbollistë mund të zgjidhen për të luajtur në NBA, sezonin e ri 2022-2023.

Natyrisht jo të gjithë e kanë këtë fat, teksa shumë lojtarë rikthehen në kolegje apo qëndrojnë në stol në pritje të momentit të tyre.

 

Lojtari i parë i përzgjedhur në “Draft” të kësaj vere është Paolo Bankero, që vjen nga skuadra e “Duke” (kolegji amerikan), me nënshtetësi të dyfishtë (italiane dhe amerikane).

LEXO EDHE:

Back to top button