fbpx

Draksler sjell fitoren e parë për PSZH-në

U desh një goditje me kokë në shtesë e Julian Drakslerit që skuadra e PSZH-së të shijonte fitoren e pare në këtë sezon në kampionat, pas dy humbjeve në sfidat e para të edicionit. Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel, e përgjysmuar nga kartonët e kuq të sherrit ndaj Olimpik Marsejës, ka triumfuar mes shumë peripecish ndaj Mecit.

Kurzava, Paredes e Nejmar mungonin për shkak të kartonit të kuq për sherrin ndaj marsejezëve, ndërsa Mbape ishte në karantinë për shkak të koronavirusit. Ndërkaq në skuadër kthehej edhe Ikardi i cili kishte rezultuar negative në testet e fundit.

Por PSZH e kishte të vështirë të gjente rrjetën në këtë sfidë, dhe si zakonisht ia vështirësoi gjithçka vetes kur Diallo la ekpin me 10 lojtarë në minutën e 65 të sfidës. Megjithatë, një top që nuk u largua mire në minutën e 93-të të ndeshjes solli goditjen me kokë të Draksler, i cili dërgoi sferën në rrjetë dhe i dha tre pikët e para PSG-së për këtë sezon. /vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button