Dramond, anëtari i ri i Los Anxhelos Lejkersit

Dy skuadrat favorite për titullin kampion në NBA, Bruklin Nets dhe Los Anxhelos Lejkers, vazhdojnë me përforcimet e reja në prag të sfidave të plej off-it. Ditë më parë, Bruklini konfirmoi Lamarkus Olldrixhin, ndërsa sot skuadra nga Los Anxhelosi zyrtarizoi ardhjen e qendrës së Klivlendit, Andre Dramond.

 

 

Ky i fundit, në fundjavë shkëputi kontratën me skuadrën e “Kavalirsave” dhe firmosi me skuadrën “Lejkersit”. Kujtojmë se në sezonin e 28-të, Dramond zhvilloi 25 ndeshje për Klivlendin, duke shënuar mesatarën prej 17 pikëve dhe 14 kërcimesh.

LEXO EDHE:

Back to top button