Dries Martens, gati të firmos me gjigantët e futbollit turk

Pas aventurës madhështore në Napoli që zgjati 9 vite, Dries Mertens është gati për një aventurë të re që sipas të gjitha gjasave do ta çojë në Turqi.

Sulmuesi belg është shumë pranë kalimit te Gallatasarai, të cilit i është vënë në pjatë një kontratë 4 milionë euro dhe një sërë përfitimesh si shofer privat, shtëpi, 30 fluturime për t’u rikthyer në Napoli dhe rinovim automatik në rast kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

Në këtë pike, pista e Juventusit më në fund zbehet, një opsion që nuk e ka ngrohur kurrë shumë zemrën e sulmuesit 35-vjeçar, edhe për respekt për Napolin dhe një qytet që është bërë shtëpia e tij.

Dhe dhënia e nënshtetësisë së nderit është një tjetër dëshmi e një dashurie të përjetshme që distanca nuk do ta fshijë kurrë.

LEXO EDHE:

Back to top button