Drita dhe Llapi në finale të Kupës së Kosovës

Skuadrat e Dritës dhe Llapit do të takohen në finale të Kupës së Kosovës. Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ramiz Sadiku”, skuadra e Dritës ka barazuar me rezultat 2:2 si mysafire e Ramiz Sadikut. Fillimisht, ishte sulmuesi Armend Misini ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, duke kaluar Ramiz Sadikun në epërsi prej 1:0 në minutën e 51’ të ndeshjes. Epërsinë në 2:0 e thelloi Granit Musa në minutën e 67’, kurse golin e parë për skuadrën e Dritës e shënoi Ardit Tahiri në minutën e 85’.

Golin e barazimit skuadra nga Gjilani e gjeti në minutën e 90’+2 shtesë, ku Almir Kryeziu shënon për rezultatin final 2:2. Pavarësisht barazimit të sotëm, skuadra e Dritës vazhdon tutje garën për titullin e Kupës së Kosovës, ku siguron biletën drejt finales në rezultat të përgjithshëm 5:2, pasi që në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3:0 kundër Ramiz Sadikut.

Në finale, skuadra e Dritës do të përballet me Llapin, skuadër e cila e ka eliminuar Prishtinën. Llapi e ka eliminuar Prishtinën duke e mposhtur me rezultat 2-0. Dy brazilianët, Neto e Rivera kanë shënuar golat për skuadrën e Batatinës./Indeksonline

LEXO EDHE:

Back to top button