Dua kalon çdo pritshmëri me suksesin e fundit

2020 duket të jetë me të vërtetë viti i Dua Lipës, e cila vijon të arrijë suksese të njëpasnjëshme, madje ka arritur deri në Australi.

Së fundmi ajo është nominuar për “ARIA Awards 2020”  në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Po ashtu Dua, së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video awards” në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’.

Pas publikimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” në mars që mori vetëm vlerësime pozitive nga kritikët dhe u përqafua menjëherë nga publiku, menduam se kishte ardhur koha që Dua të merrte disa pushime për të shijuar një sukses të merituar.

Përkundrazi, në gusht Dua Lipa dhe Blessed Madonna kanë publikuar albumin e ri, i cili është remix i “Future Nostalgia”.

Albumi, i quajtur Club Future Nostalgia, përmban këng me Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani, si dhe remixe nga Yaeji, Moodymann, Mark Ronson, Jayda G, Joe Goddard, Z. Fingers, etj.

Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.

Kjo pasi frytet e super suksesit të këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë shumë rekorde.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

LEXO EDHE:

Back to top button