Dua Lipa rrëfen krenare historinë e gjyshit që s’pranoi të ndryshonte historinë për serbët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për “Rolling Stone”, ku na befasoi të gjithëve me look-un në kopertinën e saj.

Gjatë intervistës, Dua nuk e ka kursyer një rrëfim plot krenari për origjinën, duke përmendur një fragment nga jeta e gjyshit të saj. Teksa përmendi momentet e tmerrshme që kaluan për shkak të serbëve, Dua rikujtoi se asokohe, gjyshi i saj historian po shkruante për gjithçka që po ndodhte gjatë luftës.

Këngëtarja ka treguar se gjyshit të saj, Seit Lipa, i cili ishte edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, i është kërkuar nga serbët të ndryshojë historinë dhe ta falsifikojë siç e kërkonin ata.

Mirëpo, ai nuk ka pranuar siç Dua tregon me krenari, ndaj ka humbur asokohe edhe vendin e punës.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”- ka treguar këngëtarja për “Rolling Stone”.

LEXO EDHE:

Back to top button