Dua Lipa tani jep edhe mësime vallëzimi për fansat

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është bërë sërish pjesë e revistës më të famshme të modës “Vogue” por ai që na habiti është look-u i saj. Autorja e hitit “New rules” ka postuar ditën e djeshme në rrjetet sociale foton e kopertinës së revistës britanike duke na lënë të gjithëve gojëhapur.

25-vjeçarja shfaqet me flokë të shkurtë bjond dhe duket kaq ndryshe, teksa ka veshur një fustan të zi! Dua shkruan se është shumë e emocionuar për këtë paraqitje teksa bënë me dije se numri i revistës del në shitje më 8 janar.

Duke e filluar 2021 si një kameleoni i vërtetë siç unë jam! Faleminderit @edward_enninful Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë në @britishvogue !! 🤍🤍🤍 kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta @emmasummerton @ kphelan123, @shonju, @lisaeldridgemakeup, @nailsbymh  @emmaroachstudio 🪄🪄🪄🪄 në shitje më 8 janar! Intervistë nga @ yomi.adegoke

E teksa ka dhënë një intervistë shumë interesante, Dua ka realizuar edhe video për fansat e saj që duan të mësojnë ose përmirësojnë aftësitë e tyre në kërcim. Së bashku me ekipin e saj, këngëtarja tregon hap pas hapi se si të bëjmë lëvizje të ndryshme.

Duke qenë se çdo performancë e videoklip e shoqëron me koreografi të ndryshme shumë të veçanta, s’do mend që Dua tashmë është bërë shumë e zonja në këtë fushë.

“Ju kurrë nuk do të jeni një kërcimtar/e aq e mirë sa Dua Lipa , por siç thotë ajo vetë, ky nuk është justifikim për të mos u përpjekur.”- shruan Vogue, teksa vetë Dua tha se ndoshta nga ky “leksion” nuk do bëhemi yje vallëzimi por të paktën do përmirësohemi goxha.

Kujtojmë se shqiptarja jonë bëri një paraqitje të mrekullueshme në “Vogue” në shkurt të 2020, ku mbi të gjitha në videon prezantuse u fol shqip.

Në të shfaqej Dua e cila ashtu si çdo femër nuk kishte çfarë të vishte çdo mëngjes dhe niste me provat deri në momentin që vesh një fustan “Marc Jacobs”.

Bukuroshja shqiptare provonte shumë fustane klasike dhe me stil para se të arrijë te ai i duhuri dhe ka dashur të na tregojë se “S’kam çfarë të vesh”, ishte dilema e saj më e madhe!

LEXO EDHE:

Back to top button