Dueli shekullor: Usyk firmos marrëveshjen, pritet akordi i Tajson Fjurit

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampioni aktual i botës në katër versione të kategorisë së peshave të rënda, është gati për një spektakël tjetër në këtë sport dhe një luftë për kampionin absolut të peshave të rënda, kundër Tajson Fjurit.

Aegis Klimas, menaxheri i ukrainasit bëri të ditur se 35-vjeçari Usyk ka rënë dakord për përballjen në fillim të vitit të ardhshëm dhe se tani janë në pritje të firmës së britanikut, që të përcaktojnë datën e saktë të përplasjes së titanëve, për kampionin absolut.

 

“Nga ana jonë, gjithçka ka përfunduar, absolutisht gjithçka. Tani presim vetëm një mashkull – Tajson Fjurin!”, tha mes tjerash Klimas.

 

 

Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre. Usyk është me 20 fitore dhe ka mposhtur dy herë Entoni Xhoshua-n, i pari për të marrë brezat e peshave të rënda – WBA Super, IBF, WBO dhe IBO, ndërsa Fjuri është me 32 fitore dhe mban brezin WBC.

Medat spekullojnë se Arabia Saudite me shumë mundësi do të ishte vendi, ku Usyk dhe Fjuri do të kryqëzonin dorezat.

 

LEXO EDHE:

Back to top button