Dumfris drejt Premier Ligës, Interi e gjen zëvëndësimin në Belgjikë

Mbrojtësi anësor i Interit, Denzel Dumfris pëlqehet shumë nga trajneri Graham Poter dhe drejtuesit e klubit londinez duan t’ia sjellin në ekip, për të zëvendësuar Ris Xhejmsin, i cili është i dëmtuar dhe do të jetë jashtë terrenit për një afat të gjatë.

Për momentin në Milano janë në pritje të një oferte, pasi pretendojnë të arkëtojnë rreth 60 milionë euro nga kartoni i holandezit, ndërsa Marota e Ausilio kanë punuar paralelisht për të gjetur edhe zëvendësuesin e Dumfries.

Siç raportojnë mediat pranë klubit zikaltër, emri i përzgjedhur është ai i kanadezit Tajon Buçanan, i cili luan me kampionët në fuqi të Belgjikës, Klub Brizh dhe është në pritje të një oferte për t’u larguar.

“Zikaltrit” e monitoronin prej kohësh futbollistin, që bëri një paraqitje të mirë edhe në Katar 2022, ndaj në rast shitjeje të Dumfries te Çellsi, pritet të prezantohen menjëherë me një ofertë prej 10-15 milionë eurosh, për të marrë kanadezin.

LEXO EDHE:

Back to top button