Durant drejton SHBA-n deri te medalja e artë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fitues të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, pasi që në finale mundën Francën me rezultat 87-82.

Basketbollistët amerikan iu revanshuan francezëve për disfatën, në fillim të turneut në Tokio, duke fituar medaljen e 16 të artë në 19 paraqitjet e deritanishme dhe e para që e fitojnë me një disfatë.

Më efikas te kampioni i ri olimpik ishte Kevin Durant me 29 pikë, ndërsa te Franca u dalluan Gober me 16 dhe Furnie me 19 pikë. Për Durantin kjo është medalja e tretë e artë olimpike, me çka u barazua me Karmelo Entoni.

LEXO EDHE:

Back to top button