Dush i ftohtë për “Djajtë e Kuq” në Bern

Man. Junajtedi e nisi aventurën në Ligën e Kampionëve me disfatë në terrenin e Jang Bojsit me rezultat 1-2. Pas një super asistimi të Bruno Fernandes, Kristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin nga afërsia (13′). Gjërat për Man. Junajtedin u vështirësuan kur Aaron Van-Bissaka u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme te një lojtar i Jang Bojsit (35′). Edhe pse mendohej që “Djajtë e Kuq”, do e dominonte lojën, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak, ashtu nuk doli, ngase skuadra zvicerane ishte superiore në pjesën e dytë.

Jang Bojs ndërtoi aksione gjatë tërë kohës dhe gjeti golin përmes Nikolas Ngamaleu, që u asistua nga Hefti (66′). Derisa mendohej se ndeshja do mbyllej me rezultat 1 – 1, në minutat e fundit Xhordan Siebatcheu arriti të realizoi pas një gabimi trashanik të Lingardit.

Tani me ketë rezultat Jang Boys është lider me tre pikë, derisa Man. Junajtedi renditët në fund pa asnjë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button