Dy të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në metronë e New Jersey-t dhe New York-ut, të përmbytur
Të paktën dy persona kanë vdekur në New Jersey pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshiu New Yorkun.
Një çift vdiq të hënën vonë në Plainfield kur makina e tyre u rrëmbye nga përmbytjet e menjëhershme.
Shirat përmbytën pjesë të sistemit të metrosë së Nju Jorkut dhe shkaktuan gjendje të jashtëzakonshme në Nju Xhersi.
Një shtëpi u përfshi nga flakët dhe u shemb në një qytet të Nju Xhersit, ndoshta për shkak të një shpërthimi, menjëherë pasi familja që ndodhej brenda u evakuua, thanë autoritetet. Nuk u raportua për të lënduar.
Në Nju Jork, disa shërbime të metrosë u pezulluan përkohësisht, ndërsa linja të tjera po funksiononin me vonesa të mëdha për shkak të përmbytjeve, sipas Autoritetit të Transportit Metropolitan.
Pamjet tregojnë ujërat e përmbytjeve që derdhen në një stacion metroje në qytetin e Nju Jorkut gjatë shirave të rrëmbyeshëm.








