Dy yje të NBA-s, nuk luajnë për SHBA-n në “Tokio 2020”

Pas LeBron Xhejms edhe Entoni Dejvis, ka konfirmuar se nuk do të luajë për kombëtaren amerikane në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ky event do të nis më 23 korrik dhe do të zgjasë deri më 8 gusht. Dejvis deklaroi se për shkak të problemeve fizike që ka patur këtë sezon, do të qëndrojë në pushime, për të rikuperuar për sezonin e ri. Këtë gjë pat deklaruar më herët edhe LeBron Xhejms, që nuk do të luajë.

 

Kështu, trajneri Greg Popoviç nuk do të ketë në dispozicion për “Dream Team” dy nga yjet e NBA-së, që luajnë me Lejkers. Sipas mediave amerikane, edhe ylli “Golden Stejtit”, Stefon Kerri, është i pavendosur për të luajtur në këtë event. Sipas tij, shanset janë 50-50 për të shkuar në Tokio këtë verë, pasi kërkon më shumë kohë për të pushuar.

LEXO EDHE:

Back to top button