Dy YouTuber kanë zbuluar makina klasike me vlerë mbi 1 milion euro

Dy YouTuber kanë zbuluar makina klasike me vlerë mbi 1 milion euro, duke përfshirë një që i përkiste një kryeministri të Malajzisë, në një bunker të braktisur nëntokësor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë momentin kur Ben dhe Eran, të cilët drejtojnë llogarinë e Lost Adventures në YouTube, hynë në një ndërtesë në Surrey (Angli) – pasi e kishin parë për disa vite – dhe u ‘përballën’ me një koleksion makinash të vjetra.

‘Koleksioni magjepsës’ i makinave përfshinte një shumëllojshmëri të klasikëve britanikë, duke përfshirë një garues Formula 1, Bentley dhe Bristol Cars.

Ata gjetën gjithashtu taksi, disa prototipa dhe kopje të shumta prej druri.

Eksploruesit zbuluan se automjetet ishin në bunker ndërsa pronarët përgatitën koleksionin për ankand.

Dyshja e quajtën parkingun nëntokësor një “vend të jashtëzakonshëm” dhe thanë se “nuk kishin parë kurrë makina si këto në rrugë”.

Ndër veturat, ata gjetën një Proton Perdana që më parë i përkiste Dr Mahathir Mohammad, ish-kryeministrit të Malajzisë.

LEXO EDHE:

Back to top button