Dy zjarre aktive në rajonin e Kërçovës dhe një në Makedonski Brod

Dy zjarre aktive në rajonin e Kërçovës dhe një në Makedonski Brod

Dy zjarre aktive janë në rajonin e Kërçovës dhe një në Makedonski Brod, njofton Qendra rajonale për menaxhim me kriza, Ohër.

Zjarri që shpërtheu më 30 tetor në ora 13 në afërsi të fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës është ende aktiv. Në shuarjen e zjarrit dje kanë ndërhyrë katër persona nga N.P. “Pyjet Kombëtare” dega “Lopushnik”.

Sipas informacioneve të fundit, zjarri është duke lëvizur në drejtim të fshatit Kolari, por ende është larg vendbanimit.

Zjarri që shpërtheu më 30 tetor në ora 10 në atarin e fshatit Oreovec, në vendin e quajtur Prisoj në Makedonski Brod, gjithashtu është aktiv dhe është bartur në atarin e fshatit Rusjaci.

LEXO EDHE:

Back to top button