Dyfish më shtrenjtë nga parashikimi, mësoni koston financiare të “Tokio 2020”

Sipas Komitetit Olimpik të Japonisë, kostoja e organizimit të Lojërave Olimpike dhe atyre Paraolimpike “Tokio 2020”, që u zhvilluan verën e kaluar, ka kapur shifrën e 10 miliardë eurove.

Emergjenca shëndetësore që u shkaktua si pasojë e pandemisë solli kosto shtesë në organizimin e Lojërave Olimpike.

Në këtë event morën pjesë 11.420 sportistë dhe 4.403 sportistë paraolimpike, rekord në të dyja rastet. Mungesa e tifozëve dhe turistëve të huaj, si pasojë e pandemisë, bëri që të ardhurat të jenë të papërfillshme. Kjo bëri që organizatorët të mos arkëtojnë 650 milionë euro të planifikuara nga shitja e biletave.

Projekti fillestar i kësaj Olimpiade, në vitin 2013, parashikonte që kostoja të ishte 5.1 miliardë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button