E bujshme, KB Peja firmos me ish basketbollistin e San Antonios

Klubi i Baketbollit “Peja” ka kompletuar transferimin e basketbollistit, Darius Uashington. Amerikani ka një përvojë të madhe, ku në të kaluarën ishte pjesë edhe e NBA-së, duke mbrojtur ngjyrat e San Antonio Spars.

Komunikata e plotë

“KB Peja njofton se ka arritur marrveshje me lojtarin me shumë përvojë, i pozitës play, Darius Uashington. Veterani nga Amerika ka një përvojë të madhe në ligat më të forta Botrore. Ai ishte pjesë e San Antonio në NBA dhe poashtu e shume ekipeve te njohura europjane si: PAOK, Aris, Galatasaraj, Roma, Turk Telekom etj. Ai ka arritur te jetë top koshashënues në Ligen Turke, Euro Cup, 2 herë kampion në Ceki, MVP Final në Ceki e shumë suksese tjera,” thuhet në komunikatën e klubit pejan.

LEXO EDHE:

Back to top button