fbpx

E gjeni dot çfarë ka bërë tatuazh së fundmi Kida?


Zakonisht, njerëzit zgjedhin të përjetësojnë një kujtim në lëkurën e tyre, duke gdhendur një tatuazh që do t’i kujtojë gjithmonë për një moment apo person të caktuar. Kështu ka vepruar Kida disa kohë më parë, kur me anë të një fotoje na tregoi se ka gdhendur shkronjën “F”, inicialin e emrit të gjyshes së saj.

Së fundmi, këngëtarja ka realizuar një tjetër tatuazh. Autorja e hiti “Moti” ka ndarë me fansat në Instagram, një foto duke treguar tatuazhin e saj të ri.

Bëhet fjalë për një trëndafil, dhe ajo është dashuruar menjëherë me të. Tatuazhin e parë Kida e realizoi 3 vite më parë, kur po shijonte edhe frytet e para të suksesit.

Këngëtarja na tregoi aso kohe se ka vendosur të ketë në kyçin e dorës një lule, nga e cila shkruhet fjala “dreamer” (ëndërrimtare) si simbol i dashurisë që ndjen për hitin e saj “Andërr”.

Kjo fjalë e bëri që të besonte në aftësitë e saj për të arritur atë që dëshironte, por pse jo “ëndërrimtare” edhe në dashuri!

 

LEXO EDHE:

Back to top button