E shoqja ia di pikën e dobët, ja çfarë dhurate i bëri për ditëlindje


MC Kresha mori një super dhuratë për ditëlindje nga bashkëshortja e tij Erzina dhe e shpërbleu këtë të fundit me dashuri e puthje pafund. Në videon e publikuar nga miqtë në Facebook, shohim se Erzina e ka gjetur pikën e dobët të partnerit dhe i ka dhuruar atij një gramafon për të dëgjuar muzikë.

Reperi shprehet mjaft i emocionuar për këtë dhuratë, ndërsa e puth Erzinën në mes të miqve dhe provon edhe të ndezë gramafonin që i pëlqeu tej mase. Kjo është ditëlindja e parë që e gjen Kreshën baba, pasi në muajin qershor partnerja e tij Erzina, solli në jetë një vogëlushe.

Çifti e pagëzoi të voglën me emrin Iza dhe sigurisht që ajo ishte personazhi kryesor i ditëlindjes së të atit.

Megjithëse nuk kemi ende një foto të vajzës së tyre, në rrjet kanë qarkulluar pamje nga festa e ditëlindjes së Kreshës në Kanada, ku shfaqet krah Erzinës.

LEXO EDHE:

Back to top button