Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave – gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve
Edhe një javë pas zgjedhjeve, po vazhdon numërimi i votave – gara nuk ka përfunduar për Dhomën e Përfaqësuesve
Kur kanë kaluar një javë pas zgjedhjeve presidenciale amerikan, ende po numërohen votat për një nivel të qeverisë.
Në fakt, republikanët kanë fituar të drejtën të qeverisin nga Shtëpia e Bardhë dhe Senati.
Por, republikanët nuk dihet nëse do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve pasi po vazhdon numërimi i votave.
CNN raporton se në garë janë edhe 14 pozita për Dhomën e Përfaqësuesve.
Që nga mëngjesi i së martës, rreth 790 mijë vota mbeten për t’u numëruar, kryesisht në Kaliforni.
Shtetet e mbetura përfshijnë Alaska, Arizona, Iowa, Maine, Ohio dhe Oregon.
Republikanët janë tre vende larg mbajtjes së shumicës, ndërsa demokratët janë 12 vende larg marrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.