Edhe një tërmet në Rumani

Edhe një tërmet në Rumani

Një tërmet me magnitudë prej 4.3 të shkallës Rihter është regjistruar sot në Rumani në Qarkun Gorzh, ku paraprakisht këtë javë kanë ndodhur dy tërmete të matura, raportojnë mediat rumune.

Për shkak të tërmetit mëngjesin e sotëm është evakuuar administrata rajonale e Gorzhit, raporton TV Digi 24. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 8.7 kilometra.

Një seri lëkundjesh janë regjistruar në qarkun Gorzh në zonën Oltenia (Rumania Jugperëndimore) këtë javë, më e forta prej të cilave ishte të martën më 14 shkurt, me magnitudë 5.7 ballë. Një ditë më parë në të njëjtën zonë është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.2 ballë.

LEXO EDHE:

Back to top button