Edhe pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, vazhdon intensifikimi i fushatës elektorale
Edhe pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, vazhdon intensifikimi i fushatës elektorale
Më shumë se 62 milionë amerikanë kanë hedhur votat e parakohshme, deri në ditën e zgjedhjeve presidenciale, më 5 nëntor. Teksa janë në ditët e fundit, nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, kanë intensifikuar fushatat dhe sulmet e ndërsjella. Fushata e demokrates Harris ka hasur vështirësi që të shtojë mbështetjen mes votuesve meshkuj ndërsa komentet e republikanit Trump për gratë kanë shtuar hendekun e mbështetjes për të. Kandidatët e dy kampeve kundërshtare kanë zhvilluar tubime të shumta në shtetet fushëbetejë, me 21 tubime në Pensilvani, 17 në Miçigan dhe 13 në Karolinën e Veriut. /Alsat.mk