Edi Reja do të jetë në sulm me Skuka-n, në miqësoren ndaj Armenisë

Kombëtarja e  Shqipërisë do të luajë sot ndeshjen e fundit për këtë vit, në miqësoren ndaj Armenisë në “Air Albania”. Skuadra e Edi Rejës do të futet në fushë nga një humbje ndaj Italisë me rezultatin 1-3, por nga një paraqitje tepër e mirë.

Në portë pritet të aktivizohet Elhan Kastrati, ku përpara mund të jenë Gurishta dhe Bajrami, ndërsa në mëdyshje janë Kumbulla dhe Mihaj për të plotësuar treshen e mbrojtjes.

Mesfusha pritet të përbëhet nga Hysaj dhe Hadroj në krahët dhe në qendër treshja Çokaj, Asllani dhe Laçi. Sulmi projektohet të jetë Muçi dhe Skuka, ku ky i fundit për disa minuta mbresëlënëse ndaj Italisë. Sfida Shqipëri-Armeni, do të nis në orën 17.30.

LEXO EDHE:

Back to top button