Eftimov: Rezultate e pushtetit në luftën kundër korrupsionit janë dëshpëruese

Eftimov: Rezultate e pushtetit në luftën kundër korrupsionit janë dëshpëruese

Sonte në “Rruga drejt”  në Alsat M,  me Fatlume Dervishin u  debatua për korrupsionin, luftën e pushtetit, kritikat e opozitës dhe rolin e ndërkombëtarëve. Të ftuar ishin: Dajanço Evtimov, deputet i VMRO-DPMNE-së, Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa dhe Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

Deputeti i VMRO-së, Dajanço Evtimov hodhi akuza në drejtim të pushtetit, pasi që sipas tij pavarësisht iniciativave të shumta që janë marrë për veting të gjyqësorit, rezultate nuk ka.

“Përveç hapave të paralajmëruar drastik gjegjësisht që të ketë veting në gjyqësor, të kemi riemërim të përgjithshëm, se do të kontrollohet prejardhja e pronës së zyrtarëve, gjithashtu u formuan ekipe të caktuara për ndjekjen e gjendjeve, zv-kryeministra për luftën kundër korrupsionit, një varg institucionesh, por s’kemi rezultate”, tha Dajanço Evtimov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ai ndërkohë theksoi se në shumë raporte është evidentuar korrupsioni në zyrtarë shtetëror dhe se deri më tani të gjitha përpjeket e pushtetit kanë qenë vetëm përpjekje deklarative.

“ Në raporte para dy viteve shumë qartë u përmend se korrupsioni është te zyrtarët e lartë qeveritarë gjegjësisht në strukturat e larta të ekzekutivit. Gjithashtu, të gjitha raportet e tjera siç ishte Transparencë International, një vit na radhiti në pozitën 111. E tërë kjo tregon se s’ka vullnet dhe se të gjitha këto përpjekje ishin deklarative, por ngritja e kësaj teme nga faktorë kyç ndërkombëtar, është dëshmi se diçka duhet të bëhet”, shtoi  Evtimov./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button