Eklipsi i rrallë diellor që mbuloi Australinë

Eklipsi i rrallë diellor që mbuloi Australinë

Rreth 20,000 njerëz të apasionuar pas eklipsit u mblodhën nën një qiell pa re në qytetin bregdetar të Exmouth në Australinë veriperëndimore për të shijuar një eklips diellor hibrid që e zhyti rajonin në errësirë për rreth një minutë.

Qyteti i largët turistik me më pak se 3,000 banorë u promovua si një nga pikat më të mira në Australi për të parë eklipsin që u pa gjithashtu pjesë të largëta të Indonezisë dhe Timorit Lindor.
Eklipset diellore ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen, plotësisht ose pjesërisht.

Në varësi të mënyrës se si ato rreshtohen, eklipset ofrojnë një pamje unike, emocionuese ose të Diellit ose të Hënës.
Ekzistojnë 4 lloje të eklipsit diellor: total, unazor, i pjesshëm ose hibrid./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button