Ekuadori e Peru goditen nga një tërmet 6.8 ballë, të paktën 15 të vdekur

Ekuadori e Peru goditen nga një tërmet 6.8 ballë, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet i fortë tronditi Ekuadorin jugor dhe Perunë veriore. Shumë persona tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar e nën rrënoja.

Autoritetet njoftuan se një tërmet me magnitudë rreth 6.8 ballë në rajonin bregdetar Guayas të vendit.

Presidenti ekuadorian, Guillermo Lasso, tha se tërmeti kishte “gjeneruar alarm në popullatë” dhe ai kërkoi që njerëzit të ruanin qetësinë.

“12 persona vdiqën në shtetin bregdetar të El Oro dhe dy në shtetin malor të Azuay. Autoritetet raportuan se të paktën 126 persona u plagosën”.

Ekuadori është i prirur ndaj tërmeteve. Në vitin 2016, një tërmet në një zonë më pak të populluar të vendit vrau më shumë se 600 njerëz, shkruan Guardian./nacionale/

LEXO EDHE:

Back to top button