Elbasan Rashani nga Norvegjia kalon në Turqi

Elbasan Rashani është gati të transferohet në Turqi tek skuadra e Erzurumspor. Sulmuesi kosovar ishte pjesë e skuadrës norvegjeze, “Odd”, ku kishte regjistruar 92 paraqitje dhe kishte shënuar 15 gola, transmeton lajmi.net. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rashani ka bërë të ditur transferimin e tij tek skuadra turke, dhe njëkohësisht edhe rrjeti social në “Instagram” i skuadrës, Erzurumspor ka shperndarë videon e Rashanit. Asgjë zyrtare deri tani, por që zyrtarizimi i Rashanit si lojtar i ri, është çështje kohe.

LEXO EDHE:

Back to top button