Eliksiri për pastrimin e mëlçisë në shtëpi
Një pije e thjeshtë që ndihmon në detoksifikimin e një prej organeve më të rëndësishme në trup.

Mëlçia, gjëndra më e madhe në trup, njihet më së shumti për largimin e substancave të dëmshme nga trupi, por roli i saj është edhe më i madh. Ajo ruan hekurin dhe disa vitamina, si dhe glukozën, të cilën mëlçia e lëshon në qarkullimin e gjakut kur trupi ka nevojë për më shumë sheqer për energji.
Mëlçia gjithashtu lëshon qeliza të vjetra të kuqe të gjakut, insulinë dhe hormone të tjera. Prandaj është shumë e rëndësishme që ky organ të jetë gjithmonë në top formë.
Mëlçia shërben gjithashtu për të ruajtur lëndët ushqyese dhe për të neutralizuar ato të dëmshme. Megjithatë, ushqimi i sotëm është plot me substanca të dëmshme që mëlçia nuk mund t’i shkatërrojë vetë, prandaj ka nevojë për të gjithë ndihmën që mund të marrë.
Eliksiri që pastron mëlçinë dhe të gjithë trupin kërkon vetëm tre përbërës: vaj ulliri, lëng limoni dhe shafran i Indisë.
Përbërësit për eliksirin:
1 luge e madhe vaj ulliri
1 lugë e madhe lëng limoni
1/2 lugë çaji shafran i Indisë
Përziejini të gjithë përbërësit dhe pini pijen çdo mëngjes me stomakun bosh. Si vaji i ullirit ashtu edhe lëngu i limonit janë të pasura me antioksidantë që largojnë radikalet e lira të tepërta, mbrojnë qelizat e shëndetshme nga dëmtimi dhe neutralizojnë toksinat. Kurkumina, përbërësi aktiv i shafranit të Indisë, rigjeneron mëlçinë dhe lehtëson dëmtimet e mëlçisë, si dhe largon yndyrën.