Eliminohen 2 skuadrat spanjolle, mësohen edhe skuadrat pjesëmarrëse në “Final Four”

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Euroligës në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar katër skuadrat më të mira, që do të luajnë në “Final Four”.
Pas Fenerbahçes, që ishte kualifikuar e para (fitoi 3-0 serinë ndaj Paris Basketboll, tri skuadrat e tjera janë Panathinaikos, Monako dhe kampionët në fuqi të Olimpiakos).
Panatinaikosi fitoi 87-83 ndaj Anadollu Efes në përballjen e pestë, duke fituar 3-2 serinë. E njëjta gjë edhe për Monako, që mundi 97-80 Barcelona dhe triumfoi 3-2 me ndeshje ndaj katalanasve.
Më herët u eliminua edhe Real Madrid, që u mund 84-72 nga Olimpiakos. Grekët fituan 3-1 serinë dhe do të kenë mundësinë të mbrojnë trofeun. Ndeshjet e “Final Four” do të luhen në Abu Dhabi më 23 maj.
Përballjet gjysmëfinale janë: Fenerbahçe-Panatinaikos dhe Olimpiakos-Monako.
Euroliga – Çerekfinale
(2) Fenerbahçe – (8) Paris Basketball, (3-0)
(3) Panatinaikos – (6) Anadolu Efes, 87-83 (3-2)
(4) Monako – (5) Barcelona, 97-80 (3-2)
(1) Olimpiakos – (7) Real Madrid, 84-72 (3-1)
Final Four (23 maj)
Fenerbahçe – Panatinaikos, 17:00
Olimpiakos – Monako, 20:00