Elitës i hahej waffle, por i ra pishman shpejtë dhe e fshiu postimin

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë. Shumë shpejt, bukuroshja nga Kosova do të sjellë në jetë një vajzë, pas të voglit Zëri i cili do të bëhet me motër.

- Advertisment -

Gjithashtu për vajzën çifti ka menduar t’i vendosë një emër unik shqiptar, ashtu siç bënë me djalin, mirëpo ende s’e kanë zbuluar ç’emër.

Në rrjete sociale, Elita ndan herë pas here zhvillime nga shtatzënia e saj dhe nuk na i kursen as pozat me barkun e rrumbullakosur.

Në pozën e fundit, moderatorja shfaqet në shtrat me robdeshambër dhe tregon se është bërë goxha “dembele”, aq sa kërkon “ndihmë” dhe waffles.

Në fakt, ky duket se është ushqimi i preferuar i Elitës gjatë shtatzënisë, pasi kërkon shumë e më shumë.

“S’mund të ngrihem nga krevati. Dërgoni ndihmë ose waffles. Më dërgoni më mirë vetëm waffles.”- shkruan ajo.

Megjithatë pak orë më vonë Elita i ka ra pishman për shpërndarjen e kësaj fotografie dhe e ka fshirë postimin.

LEXO EDHE:

Back to top button