Ellen DeGeneres nisi sezonin e ri, flet për herë të parë për akuzat e rënda ndaj saj

Ellen DeGeneres është rikthyer për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, ndërsa është përballur me akuzat për një vend toksik pune. Emisioni po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Mirëpo, asnjë nga këto lajme s’ka rezultuar i vërtetë pasi vetë moderatorja është rikthyer sot në ekran, siç ka lajmëruar.

Madje, Ellen ka folur për herë të parë edhe për akuzat të cilat po i rëndojnë prej disa kohësh.

“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur. I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program.”- u shpreh moderatorja. Ky është emisioni i Ellen DeGeneres. Unë jam Ellen Degeneres. Emri është kudo këtu. Kemi pasur shumë biseda përgjatë këtyre javëve për programin, për vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen. Tani janë bërë ndryshimet e duhura dhe do të vazhdojmë përpara.”

DeGeneres ka rrëfyer se është prekur shumë nga këto akuza, pasi ka krijuar imazhin e gruas që është gjithmonë e sjellshme dhe e mirë.

“Të njihesh si zonja e mirë është si thikë me dy presa. E vërteta është që unë jam personi që shihni në televizior. Po ashtu jam edhe shumë gjëra të tjera. Mërzitem, bëhem me nerva, kam ankth, frustrohem, jam e paduruar dhe po punoj shumë që t’i rregulloj defektet e mia. Sidomos të qënit e paduruar. Dua të përmirësohem.”- u shpreh moderatorja, e cila kërkoi edhe njëherë falje për personat që ka zhgënjyer.

LEXO EDHE:

Back to top button