Elon Musk komplimenton aleatin e lartë të Putinit në një debat të çuditshëm në Twitter

Elon Musk komplimenton aleatin e lartë të Putinit në një debat të çuditshëm në Twitter

Themeluesi i markës së veturave Tesla, Elon Musk, gjithnjë e më tepër po bëhet pjesë e diskutimeve rreth luftës në Ukrainë, mes raporteve të fundit se ka qenë duke komunikuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai u përball me kritika të gjera pasi propozoi një marrëveshje paqeje që përfshinte kalimin e Krimesë nën kontrollin de-juro të Rusisë, raporton skynews.

Ndërhyrja e fundit përfshin një shkëmbim disi të çuditshëm në Twitter me ish-kryeministrin rus, zyrtarin e lartë të Kremlinit dhe aleatin e shquar të Putinit, Dmitry Medvedev.

Musk e kishte komplimentuar Medvedevin për “talljen shumë të mirë” me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Ai më pas pyeti nënkryetarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë për situatën aktuale në Bakhmut, i cili është përballur me bombardime intensive ruse gjatë ditëve të fundit.

Medvedev përfundoi (të paktën tani për tani) diskutimin në dukje miqësor me Muskun – “shihemi në Moskë në Ditën e Fitores”. 

LEXO EDHE:

Back to top button