Elon Musk ofron 100 milion dollarë për projektin më të mirë teknologjik

Themeluesi i Tesla, miliarderi Elon Musk po ofron një çmim prej 100 milion dollarësh për teknologjinë më të mirë që do të arrijë të kapë emisionet e dioksidit të karbonit. Sipërmarrësi i suksesshëm amerikan ka premtuar një shumë të madhe për zhvillimin e teknologjisë në të ardhmen.

“Po dhuroj 100 milion dollarë për një çmim për teknologjinë më të mirë të reduktimit të emetimit të karbonit”, shkroi Musk në Twitter, duke premtuar detaje javën e ardhshme”.

Përqendrimi i gazrave, që shkaktojnë efektin serë ka arritur nivele tepër të larta sipas ekspertëve.

Megjithë këto nivele, emisionet e dioksidit të karbonit vazhdojnë të mos shënojnë rënie dhe kjo po bëhet një pjesë kritike e planeve për të mbajtur nën kontroll ndryshimin e klimës.

Deri më tani është bërë shumë pak përparim në teknologji.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha në fund të vitit të kaluar se kërkohet inovacion në teknologji nëse vendet duan të përmbushin objektivat e emetimeve zero.

Edhe presidenti i sapo betuar i SHBA-së Joe Biden është zotuar të përshpejtojë zhvillimin e teknologjisë së emetimit të karbonit si pjesë e planit të tij gjithëpërfshirës për të trajtuar ndryshimin e klimës.

LEXO EDHE:

Back to top button