Emrat e fshatrave të Strugës me gabime të tmerrshme në gjuhën shqipe, Alsat zbulon edhe tabelat e reja me plotë gabime!

Emrat e fshatrave të Strugës me gabime, banorët: Tabelat duhet të ndryshohen

Gazetar: Miki Trajkovski

Emrat e fshatrave të Strugës në tabelat në rrugën për në Qafë Thanë janë me gabime. Banorët thonë se tabelat duhet të ndryshohen menjëherë dhe të vendosen me të reja pa gabime. Nga Ndërmarrja publike njoftojnë se të hënën do të vendosin 4 tabela të reja, por ekipi i Alsat gjeti gabime edhe në tetë tabela tjera.

“Të gjitha tabelat e vendosura këtu në rrugën nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafë thanë kanë emra të gabuar të vendbanimeve në gjuhën shqipe. E tillë është edhe kjo tabelë pas meje, ku është shkruar emri i fshatit Ladorishtë”, raporton Miki Trajkovski- gazetar.

Kështu duhet të shkruhen emrat në gjuhën shqipe

Frangovo duhet të jetë Frëngovë
Kalishta duhet të jetë Kalisht
Radolishta duhet të jetë -Ladorisht

Për banorët, ky është një skandal që duhet përmirësuar menjëherë.

Gjuhëtari Xhemi Hajredini, thotë se e gjithë kjo është e papranueshme.

Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore thotë se është gjetur një gabim i paqëllimshëm në 4 tabela dhe se të hënën ato do të zëvendësohen me tabela me përkthim të përshtatshëm, por ekipi i Alsat numëroi jo 4, por 8 tabela me përkthim joadekuat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button