Entoni Dejvis firmos kontratën 190 mln dollarë

Pas lajmit se LeBron Xhejms ka vazhduar kontratën, thuhet se edhe Entoni Dejvis ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës. Sipas raportimeve nga SHBA-ja, 27 vjeçari do të përfitojë 190 milionë dollarë për kontratën e re. Dejvis ishte blerë në vitin 2019 nga Nju Orlins Pelikans, zgjodhi të mos jetë pjesë e ekipit vitin e fundit të kontratës dhe u bë lojtar i lirë, pak ditë pasi LA Lejkers fitoi kampionatin në Orlando.

Tani Entoni do të përfitojë 43.2 milionë dollarë në vitin e fundit të marrëveshjes (2024-25) nëse vendos të pranojë opsionin e lojtarit në kontratën maksimale. Ai ishte i 10-ti në NBA duke shënuar me 26.1 pikë për ndeshje dhe mesatarisht 9.3 kërcime dhe 3.2 asistime në 2019-20 me Lejkers.

LEXO EDHE:

Back to top button