Entoni Xhoshua do të humbas dy sfidat e mëdha?

Promotori i njohur i boksit Edi Hern, ka deklaruar se ish-kampioni i botës Entoni Xhoshua rrezikon të mos realizojë ëndrrat e tij, për t’u përballur me disa nga ikonat e këtij sporti. Xhoshua ka vendosur në listën e tij të rivalëve emrat e Tajson Fjuri, Deontej Uajllder e Dillian Uajt, por nga kjo listë mund të reaqlizohet vetëm sfida me këtë të fundit.

Hern u shpreh se opsioni më i mundshëm për të ardhmen e XHoshua është sfida me Uajtin, pavarësisht se duelet me Fjurin dhe Uajllderin do të jenë më të mëdha, si në aspektin e famës ashtu dhe në atë financiar.

“Janë tri sfidat që Xhoshua dëshiron, por me shumë gjasa do të realizohet vetëm ajo me Dillianin. Ëndrra e xhoshua-s është që brenda një viti të përballet me të tri këta boksierë. Sfida me Uajlderin do të ishte gjithashtu e madhe, pasi janë dy titanë të sportit të boksit”, u shpreh më tej Hearn.

Pak muaj më parë u duk se marrëveshja për një duel me Fjurin ishte e mbyllur, por ajo dështoi. Rikthimi i Xhoshua-s në ring, që ka humbur dy sfidat e fundit me Usyk, do të ndodhë vitin tjetër.

“Tri sfidat që Xhoshua dëshiron kanë tri mënyra të ndryshme menaxhimi. Pas Uajtit mund të jetë radha e Uajllderit, për t’u përballur në gjysmën e dytë të 2023-shit. Të shohim”, tha Hern.

LEXO EDHE:

Back to top button