Erdogan dënon komentet raciste të ndeshjes PSG-Basaksehir

Ndërprerja e ndeshjes në Champions League mes Paris Saint-German dhe turqve Medipol Başakşehir është anulluar për shkak të komenteve raciste që u drejtuan ndaj stafit teknik të klubit turk.

Në minutën e 17-të të ndeshjes në stadiumin “Parc des Princes”,Paris, ndihmës menaxheri i klubit Başakşehir, Pierre Webo debatoi me arbitrin e ndeshjes për një pozicion, por ai është paralajmëruar me përjashtim nga fusha e lojës.

Webo pretendoi se ai u përball me një koment racist nga arbitri i katërt, prandaj dhe klubi turk u tërhoq nga fusha dhe shkoi në dhomën e zhveshjes për në shenjë proteste.

Në Twitter shumë klube turke, Federata e Futbollit e Turqisë, po ashtu edhe PSG, postuan shkrime në kuadër mbështjetjeje për postimin e klubit Başakşehir “Jo racizmit“, duke protestuar për incidentin e ndodhur.

Shefi ekzekutiv i klubit turk, Mustafa Erogut, tha se loja do të vazhdojë mbrëmjen e të mërkurës dhe se të gjithë katër zyrtarët e lojës do të ndryshohen.

Gjithashtu, Presidenti Turk Erdogan ka dënuar “fuqishëm” komentet raciste, i cili në një postim në Twitter ka etiketuar “Jo racizmit”.

“Dënoj fuqishëm fjalët e motivuara nga racizmi drejtuar anëtarit të stafit teknik të përfaqësuesit tonë të Başakşehir-it, Pierre Webo. Besoj se do të ndërmerren hapat e nevojshme nga UEFA. Ne pa kushte kundërshtojmë racizmin dhe diskriminimin në sport dhe në të gjitha sferat e jetës”, shkroi Erdoğan.

LEXO EDHE:

Back to top button