Erdogan godet në kokë një fëmijë, preu shiritin e inaugurimit para tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është vënë në qendër të kritikave, pasi është kapur në kamera duke goditur një fëmijë.Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq presidentin turk gjatë inaugurimit të një ure në qytetin e Rizës. Përpara tij ndodhen disa fëmijë që mbajnë në duar shiritin e inaugurimit. Njëri prej tyre e ka prerë atë përpara Erdoganit, veprim i cili siç duket nuk i ka pëlqyer presidentit turk. Në video shihet teksa Erdogan godet fëmijën në kokë dhe më pas e qorton, veprim që u pasua me reagime të forta dhe nxiti një valë debatesh në rrjete sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button