Erdogan kërcënon Greqinë në prani të ushtrisë së Kosovës: Prapakthehu, ndryshe do të pendoheni

Erdogan kërcënon Greqinë në prani të ushtrisë së Kosovës: Prapakthehu, ndryshe do të pendoheni

Erdogan ka shtuar retorikën e luftës në drejtim të Greqisë duke theksuar se do t’i bënin të pendoheshin siç bën gjyshërit e tyre 100 vite më parë duke përmendur kështu luftën e viteve ’20 kur një pjesë e Anadollit ishte pushtuar nga ushtria greke.

Duke folur në stërvitjen e madhe “Efes” në Izmir, Erdogan kërkoi nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë Turqisë duke theksuar se nëse kjo nuk do të ndodhtë, atëhere Turqia do ta bëntë Greqinë të pendohej.

Gjithçka ndodh teksa tensioni është i lartë mes dy shteteve anëtare të NATO-s. Turqia ka kërkuar nga Greqia çmilitarizimin e ishujve pranë tokës turke me argumentin se kështu e parashikonte Traktati i Lozanës.

Më herët, Athina kishte ngritur në gatishmëri numër një ushtrinë në ishujt grekë përballë kërcënimeve të vazhdueshme të Turqisë për ndonjë ngjarje të rëndë. Pak më parë, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, tha se ishin gati për ndonjë ngjarje të rëndë me Turqinë, siç ishte ajo e ishujve Imia në vitin 1996.

Stervitja

Deklaratat e Erdoganit u bën gjatë stërvitjes “Efes” në Izmir ku marrin pjesë rreth 1 000 ushtarë nga 37 shtete që janë pjesë e NATO-s ose aleatë të NATO-s, siç është për shembull Kosova apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë stërvitjes janë përfshirë edhe forcat vendase, ato turke, të cilat janë simuluar një zbarkim në një plazh të zonës duke përdorur forcat speciale si edhe mjetet e tjera amfibe.

Gjithçka ndodh teksa NATO është e angazhuar në mbështetje të Ukrainës kundër Rusisë, ndërkohë që në Egje vijon të jetë i lartë tensioni mes Turqisë dhe Greqisë

LEXO EDHE:

Back to top button