Erërat e forta rrëzojnë skenën e një festivali në Spanjë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Erërat e forta rrëzojnë skenën e një festivali në Spanjë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një person ka vdekur dhe të paktën 40 të tjerë janë plagosur si shkak i erërave të forta që shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në festivalin Medusa në Spanjë, shkruan BBC.

Pamjet treguan disa pjesëmarrës të festivalit duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë.

Festivali i njohur i muzikës elektronike, i cili do të vazhdonte deri të dielën, tani është pezulluar.

Tre nga të plagosurit në orët e para të së shtunës pësuan trauma të rënda, thanë shërbimet rajonale të urgjencës.

Dëshmitarët okularë folën për një stuhi rëre të papritur që goditi vendin e festivalit.

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h (50 mph).

“Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo,”

Në një deklaratë në Facebook, organizatorët e festivalit thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi këtë mëngjes”.

Ata thanë se “erërat e forta të papritura dhe të dhunshme” rreth orës 04:00 me orën lokale (02:00 GMT) kishin shkaktuar dëme në infrastrukturën në vend dhe u mor menjëherë një vendim për të liruar zonën.

LEXO EDHE:

Back to top button