Erikseni largohet nga Interi drejt Danimarkës?!

Kristian Eriksen bëhet gati drejt rikthimit në Danimarkë. Klubi i Odenses, ku edhe është rritur e formuar si futbollist fantazisti danez, po bën të gjitha përpjekjet për ta rikthyer sërish Eriksenin, i cili qëndron jashtë fushave të lojës prej qershorit të këtij viti, kur pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes së Europianit, Danimarkë-Finlandë.

Mediat daneze kanë zbuluar se mes drejtuesve të Odenses dhe menaxherit të Eriksen kanë nisur tashmë negociatat, ndërsa zyrtarë dhe futbollistë të klubit kanë bërë edhe ftesë publike, që lojtari të kthehet te skuadra e tij e zemrës edhe pse është nën kontratë me Interin deri në verën e 2024-ës.

Nëse Erikseni vendos të mos e heqë defibrilatorin pas disa muajsh, atëherë te Interi janë gati ta lënë të lirë për t’u liruar nga paga e majme.

LEXO EDHE:

Back to top button