Erikseni mund të rikthehet te Totenhami?!

‘Calciomercato’ raporton se Totenham është i hapur ndaj idesë për të rikthyer në Londër mesfushorin Kristian Eriksen.  Ky rikthim i danezit te Totenhami, mund të realizohet që në afatin kalimtar të janarit.

Mirëpo skuadra e Murinjos, nuk është  e vetmja që dëshiron shërbimet e Eriksenit, pasi që në këtë garë është inkuadruar edhe PSZH, por edhe një numër skuadrash nga Premierliga, që duan transferimin e 28 vjeçarit.

Erikseni tek Interi është transferuar në janar të vitit 2020, por nuk po arrin të gjejë një vend në skemat e trajnerit Antonio Konte.

LEXO EDHE:

Back to top button