ESHR: Posta e Maqedonisë së Veriut, nga viti 2017-të punon me miliona euro minus!

ESHR: Posta e Maqedonisë së Veriut, nga viti 2017-të punon me miliona euro minus!

Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin në të cilin konstatohet se Posta e Maqedonisë ndër vite punon me humbje dhe kjo, pasqyrohet në mënyrë negative në punën dhe zhvillimin e saj, me çka vihet në pikëpyetje kryerja e detyrës në mënyrë efikase, cilësore dhe të rregullt, shkruan Alsat.

Raporti financiar tregon se prej vitit 2017-të, Posta punon me miliona euro në minus, ndërkaq kulmin e ka arritur në vitin 2022 kur niveli i humbjes ka arritur në 3.7 milionë euro. Ndërmarrja përballte me kredi dhe kamata, të cilat nuk paguhen në kohë dhe plotësisht e përkeqësojnë gjendjen financiare.

Sipas të dhënave, obligimet e përgjithshme për kreditë me afat të shkurtër deri në fund të vitit 2023, Posta i ka pasur në vlerë prej 3.5 milionë euro. Për mospagesën e kredive në vitin 2024 Posta duhet të paguajë kamata në vlerë prej 110.000 euro.

Por pavarësisht gjendjes së rëndë financiare, në shtator të vitit 2023 në kundërshtim me ligjin janë rritur pagat e drejtorëve të sektorëve, zëvendësit të drejtorit gjeneral dhe drejtorit gjeneral për madje 58%.

Revizioni, gjithashtu nënvizon edhe një sërë problemesh tjerash të cilat konstatojnë kaosin në këtë institucion, për të cilin paraprakisht ka raportuar edhe Alsat./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button