Espanjolli: “Pitbulli” Keide Bare nuk hanë fasule

Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer grintën e futbollistit shqiptar, atë që jep në fushën e lojës duke mos u tërhequr kurrë në dylyftime, e padyshim aftësitë e tij teknike. Espanjol ka zgjedhur që t’i prezantojë më mirë futbollistin tifozëve të vet, duke i bërë disa pyetje për të shuar kuriozitetin rreth tij, pyetje të cilave Bare u është përgjigjur me shumë sinqeritet por edhe me humor.

 

“Më pëlqen që më thërrasin (Pitbull) kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën. Shqipëria është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak… është një vend shumë i dhënë pas futbollit, sidomos kur luan kombëtarja”, tha mes tjerash Keide Bare.

 

Bare në këtë intervistë tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realizuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij Fernando Torres.

 

LEXO EDHE:

Back to top button