EURO 2020, do të zhvillohet në Angli?!

Shtëpia e Futbollit Evropian, është duke konsideruar mundësinw që Kampionati Evropian të zhvillohet në një shtet. Sipas planit paraprak, 12 qytete dhe 12 vende duhej të organizojnë garën e kombëtarëve më të mira evropiane, mirëpo në situatën aktuale me pandeminë “Covid 19”, është vështirë që të realizohet ky plan.

 

UEFA është gati të vendos që Anglia të bartë organizimin e plotë të EVropianit 2020, ndërsa vendimi zyrtar do të merret në mesin e muajit prill. EURO 2020, vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë “Covid 19”, ndërsa i njëjti sivjet do të zhvillohet nga 11 qershori e deri më 11 korriku. Maqedonia për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Evropian dhe është në Grupin C, me Austrinë, Ukrainën dhe Holandën.

LEXO EDHE:

Back to top button