EURO 2032 në Itali? Ska stadiumin për finalen e Championsit

Futbolli italian nuk është në një moment shumë të mirë të historisë së tij, dhe kjo dihet. Megjithatë, Aleksander Çeferin, presidenti i UEFA-s, ka dashur ta kujtojë këtë fakt.

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për aspekte të ndryshëm që kanë lidhje me Italinë, ku situata nuk është nga më të mirat për sa u takon infrastrukturave.

“Euro 2032? Nuk ka një stadium që të mund të presë një finale të Champions League. Turqia është një rival i fortë. Kam folur shumë me Gravina-n, por besoj se edhe qeveria dhe bashkitë e kanë kuptuar vlerën e një Europiani. Për stadiumet duhen garanci të forta më parë”.

 

Më pas ka ardhur edhe një kritikë për kohën efektive të lojës dhe përdorimin e challenge (ndërhyrja e teknologjisë me kërkesë nga skuadrat) për VAR-in.

“Nuk duhet, gjithçka verifikohet që tani: do të krijonte rrëmujë. Loja është një fluks, challenge mund të përdoret për të ndalur një aksion. Mjaft me humbjen e kohës: arbitri duhet të ndërhyjë menjëherë dhe të rriten minutat e kohës shtesë. Jo kohës efektive”, ka thënë numri një i UEFA-s.

LEXO EDHE:

Back to top button