Euroambasadori Gir dënoi deklaratat e Xhambaskit

Euroambasadori Gir dënoi deklaratat e Xhambaskit

Ambasadori evropian në vend, David Gir, dënoi deklaratat e fundit të eurodeputetit bullgar, Angel Xhambaski. Gir komentoi deklaratën e Xhambaskit se “Maqedonia është bullgare”. “Sa i përket deklaratave me pretendime territoriale, e përsëris se si Parlamenti Europian ashtu edhe Ministria e Jashtme bullgare distancohen nga deklarata të tilla. Qëndrime të tilla nuk mund dhe nuk pasqyrojnë BE-në”, tha Gir. Ai iu referua edhe kërcënimit indirekt për jetën e presidentit Pendarovski. “Për mesazhet që mund të perceptohen si kërcënim, ato absolutisht nuk pasqyrojnë qëndrimin e BE-së. Ato nuk janë në përputhje me vlerat mbi të cilat është themeluar BE-ja. Është e papranueshme, që një personazh publik të thotë fjalë të tilla për këdo, veçanërisht për një president të zgjedhur në mënyrë demokratike të një shteti sovran”, përfundoi Gir. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button